Informacione Ligjore

Informacione Ligjore

Korniza ligjore mbi të cilën ushtrohet veprimtaria noteriale në Shqipëri.

Baza ligjore

Ligji nr. 110/2018

“Për noterinë”

Akti themelor që rregullon ushtrimin e profesionit të noterit në Republikën e Shqipërisë, llojet e akteve noteriale, përgjegjësitë dhe disiplinën profesionale.

Kodi Civil i RSH

Marrëdhëniet civile

Bazë për kontratat, pronësinë, trashëgiminë dhe detyrimet që formësojnë aktet noteriale.

Kodi i Procedurës Civile

Procedurat gjyqësore

Përcakton rregullat procedurale dhe vlerën provuese të akteve noteriale.

Ligji nr. 9887/2008

“Për mbrojtjen e të dhënave personale”

Mbrojtja e të dhënave të klientëve gjatë ushtrimit të profesionit.

Ligji nr. 9723/2007

“Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”

Procedurat për regjistrimin dhe ndryshimet e shoqërive tregtare.

Ligji nr. 111/2018

“Për kadastrën”

Regjistrimi i akteve për pasuritë e paluajtshme pranë ASHK.

Dokumentet e nevojshme

Për individë

  • Letërnjoftim ose pasaportë e vlefshme
  • Çertifikatë familjare ose personale (sipas rastit)
  • Dokumente pronësie (kartelë e pasurisë, hipotekë)
  • Vërtetim banese (kur kërkohet)

Për shoqëri tregtare

  • Ekstrakt historik dhe i thjeshtë nga QKB
  • Statut i shoqërisë
  • Vendim i organit përkatës (ortakësh/asambleje)
  • Dokument identiteti i përfaqësuesit ligjor

Për përdorim jashtë vendit

  • Apostille (Konventa e Hagës 1961)
  • Përkthim nga përkthyes i autorizuar
  • Vërtetim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Tarifat noteriale

Tarifat noteriale janë të miratuara me Udhëzim të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave dhe afishohen pranë zyrës. Për kosto specifike, ju lutemi kontaktoni paraprakisht.